Pershkrimi
Kompleksi banesor “Pozhegu Garden Buildings” përbëhet nga dy blloqe banesore,
Blloku A11 dhe Blloku C5. Blloku A11 është I përbërë nga 10 lamela me etazhitet 3B+S+P,ndërsa Blloku C5 përbëhet nga 3 lamela të cilat kanë etazhitet 2B+S+P+8,me qasje frontale për katet lartë,ndërsa anash kanë rampën për qasje në garazh,në katet e bodrumeve.
Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave.
Veçori e këtij kompleksi është gjelbrimi vertikal në vazo (kutitë për gjelbrim) në fasadë,ku përveç rolit të tyre parësor si pastrues të ajrit,i japin edhe estetikë e freski objektit.
Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë,janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina.
Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve,me dritare 200×220 cm në dhoma të fjetjes,dhe 300×220 cm në Qëndrime ditore.
Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat,dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.
Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha me gardhe prej qelqi.
Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës.
Materializimi i fasadës me panele “fundermax”, i shton kualitetin dhe vlerën e objektit duke ndikuar pozitivisht edhe në krijimin e identitetit të ndërtesës si ndërtesë banimi.
Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi,krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt. Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm për kompletimine kompleksit. Sipërfaqja totale e realizuar e gjelbërimit është 656.3 m2, të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion. Në “Pozhegu Garden Buldings”, i është dhënë prioritet krijimit të hapësirave të mirëfillta të gjelbra me të gjitha detajet e nevojshme për finalizimin e tyre. Mobiliari urban i kualitetit më të lartë Evropian, për ulëse, shporta, lojëra për fëmijë dhe ndriçimi i bollshëm. Ofrohen per shitje 3 banesa ne rrugen C Ndertues Pozhegu Brothers
Banesat jane ne keto kate:
Kati 4 94m2
Kati 5 96m2
Kati 6 106m2
Cmimi i diskutueshem
Për informata më të hollësishme na kontaktoni:
📞 048 30 77 77 [+Whats App & Viber]
📞 048 30 77 78[+Whats App & Viber]
📧 info@fenix-ks.com
🌐 www.fenix-ks.com
Bulevardi Dëshmorët e Kombit, 72/A P+2, Nr. 7, Prishtinë
Adresa
- Shteti: Kosova
- Qyteti: Prishtine
- Kodi Postar: 10000
- ID 1403
- Cmimi Me marreveshje
- Lloji Banese
- Statusi Për shitje